16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Dedikimi prekës për Hanën dhe thumbat për ish-partneren, reagon Loredana: “Jam lodhur duke u ndjerë e lodhur”

Disa orë më parë Gramoz Aliu i njohur si Mozzik publikoi dedikimin e radhës për vajzën e tij Hana, të cilën e ka me Loredana Zefin.

Më shumë se një këngë, ajo ishte një histori prekëse e një babai i cili vuan faktin që nuk e ka vajzën e tij afër. Nëpërmjet rreshtave Mozzik ka treguar historinë e tij të shumë përfolur me reperen, ndarjen që përpasojë bëri që sot ai ndodhet në Kosovë dhe vajza jeton me të ëmën, Loredanën larg tij në Zvicër.

Sigurisht në një dedikim kaq të ndjerë për Hanën, nuk kishte si të mos përmendej edhe Zefi. Reperi nuk ka hezituar t’a thumbojë ish-partneren me këtë këngë duke i hedhur “fajin” për ndarjen e tyre.

Një një fragment të këngës Mozzik i drejtohet Hanës duke u shprehur tekstualisht:

“Hanë, e di që ke për të më pyetur pse me mamin u ndamë, ka për të qenë më mirë unë asgjë mos me thënë se po të tregova është tepër e rëndë.”

Loredana pasi ka dëgjuar këngën ka reaguar në rrjetin e saj social Instagram. Po me këngë i është përgjigjur edhe Loredana Mozzik.

Ajo ka ndarë në Instastory një fragment të “Emotionally Scarred” të Lil Baby-t ku thotë:

“Nuk kam asgjë kundër teje, jemi njerëz, të gjithë përballemi me situata.Por jam lodhur duke u ndjerë e lodhur. Ajo pjesë e imja ka vdekur.”

Kujtojmë që dyshja e reperëve i dha fund lidhjes pas ribashkimit verën e 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj.

Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana tregoi edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me babin e vajzës së tyre

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...