4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Dëgjova zërin e babit, por më thanë që kishte vdekur” – rrëfimi i Kristiola Ramës pas tragjedisë në Frashër

Pas ceremonisë mortore të të atit, Anesti Rama, e shoqëruar nga dhimbja për humbjen dhe tronditjen nga arrestimi i nënës dhe motrës së saj, Kristiola Rama – vajza e madhe e familjes që jeton në Itali – ka rrëfyer për mediat momentet kur mori lajmin për ngjarjen e rëndë.

E ardhur nga emigracioni me tre fëmijët e saj për të marrë pjesë në varrim, Kristiola tregon telefonatën e motrës së vogël, Emanildës, që fillimisht i tha se babai kishte pësuar një aksident në banjë:

“Nga ora 8 më ka marrë motra në telefon që babi kishte rënë në banjo. Edhe më tha kështu: o motra ka rënë babi në banjo. Edhe i thashë ça po thua dhe fik telefonin. Pastaj e marr pas 5 minutash edhe më thotë mami ik se po merremi me babin se po e vishnin a po e lanin nuk e di. Edhe e fika prap telefonin. I rashë prap mamit nuk ma hapi telefonin dhe mora kunatën që të merrja vesh. Kur po e lante mami dëgjova një si zë dhe i thashë: mami është babi gjallë? Jo tha ka vdekur”, – tregon Kristiola me një qetësi të ftohtë, që e justifikon vetëm shoku i ngjarjes.

Kristiola u kthye në Shqipëri një ditë më parë, por në vend të një aksidenti, mësuar në fillim, hasi të vërtetën e rëndë: babai i saj ishte vrarë me tel nga motra e vogël, ndërsa e ëma dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e krimit.

Ngjarja ka tronditur Frashërin e Patosit dhe të gjithë opinionin publik, ndërsa hetimet për krimin familjar vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...

“Numri i nevojshëm i votave nuk u mblodh” – Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë...

0
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës hodhën poshtë këtë të martë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Sebastien Le Corneille. Rezoluta, e paraqitur nga...

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...