10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Deklaratat e kryeministrit Rama për largimin e mjekëve, reagon Vasili: “Shkollëpak mos vidh më dhe rrit rrogat, se vetëm kështu nuk ikin mjekët!”

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për largimin e mjekëve nga vendi ynë.

Në një postim në Facebook, Vasili i bën thirrje kryeministrit që të rrisë pagat e mjekëve dhe të mos vjedhë paratë publike, si një zgjidhje për të parandaluar largimin e mjekëve.

Postimi i Petrit Vasilit:

Shkollepak mos vidh më dhe rrit rrogat, se vetem keshtu nuk ikin mjeket!

Ka disa jave qe thote se mjeket qe te formohen ne universitet paguajne vetem 1/16 e asaj qe paguan shteti dhe per kete arsye duhet te mbahen rob dhe te mos levizin nga vendi.

Rama si dishepull i shkollepakesise dhe antishkences ngado qe shkon shpraz injorancen e tij proverbiale.

Kete idiotesi shprazi edhe ne Gjermani sot.

Eshte e qarte qe ndonje ” shejtan budalla”, qe tallet me të, ja ka futur ne mendjen e varfer ketij Rames kete gomarllekun e 1/16 dhe ky e broçkullit ngado qe shkon, si nje gjetje te madhe.

Çdo njeri qe i ka kryer si duhet 8 klase shkollë e ka shume te lehte pergjigjen per kete budallekun e Rames.

Keto 15/16 qe paguhen nga dalin? Mos dalin nga xhepi i Rames?

Po jo mo jo.Jane taksat, qe paguajne shqiptaret per te pasur universitete,shkolla, spitale dhe plot sherbime te tjera.

Pra o shkollepak, nuk i paguan ti 15/16, por i paguajne vete shqiptaret per shkollimin e tyre.

Ndaj ane e mbane Europes Universitetet shteterore financohen nga shteti dhe studentet paguajne shifra simbolike ose edhe nuk paguajne fare.

Ndaj shkollepak mos grabit më miliarda euro me inceneratore, koncesione e tendera etj etj, rrit rrogat e mjekeve, financo kerkimin shkencor,pedagoget dhe ndihmo studentet e leri keto budalleqe, qe ngjajne me diktaturat idiote.

Shkollepak sot ne kete 7 mars gjete te thuash keto budalleqe ne mes te Gjermanise.

Shkollepak mos vidh më dhe financo universitetet e rrogat e mjekeve se vetem keshtu nuk ikin mjeket, se nuk zgidhen me izolime prej budallai keto pune ne kohen e pluralizmit dhe demokracise.

Ehu gjeta dhe une kujt ti flas, po kupton ky nga arsyeja dhe logjika me trurin e tij te atrofizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...