11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Del amaneti i fundit i Berlusconit: 53% të Fininvest i takojnë dy fëmijëve të parë

“Të dashur Marina, Pier Silvio, Barbara dhe Eleonora, po shkoj në San Raffaele, nëse nuk kthehem, kini parasysh sa vijon.Aksionet e disponueshme ua lë në pjesë të barabarta fëmijëve të mi Marina dhe Pier Silvio. Të gjithë pjesën tjetër ua lë në pjesë të barabarta 5 fëmijëve të mi Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi”.

ish-Kryeministri i Italisë dhe një prej njerëzve më të pasur të këtij vendi, Silvio Berlusconi la ‘amanetin’ e fundit në testamentin e tij.
5 fëmijët e tij, bashkëjetuesja e momenteve të fundit, vëllai por edhe këshilltari i tij kryesor nuk janë lënë në harresë nga ‘Kavalieri.
Dy fëmijët e parëlindur të Berlusconit, Pier Silvio dhe Marina Berlusconi, marrin pjesën më të madhe të kompanisë më të rëndësishme të miliarderit, Fininvest. Të dy së bashku arrijnë 53% të grupit me kuota të barabarta.
100 milionë euro Silvio Berlusconi i ka lënë për Marta Faschina, e cila edhe pse nuk ishte martuar më të zyrtarisht ishte partnerja e tij deri në fund. Po 100 milionë nga pasurua e ‘Kavalierit’ do t’i kalojnë vëllait të tij Paolo Berlusconi , ndërsa 30 milionë shkojnë për Marcello Dell’Utri, këshilltari i tij më i besuasr.
“Për të mirët që i doja dhe për ata që më donin”, ka shkruar Berlusconi në letrën që i referohej amanetit për 3 personat e tij të zemrës. Teksti gjendet në një zarf të pavulosur, i shkruar në vilën e tij në Arcore me 19 janar 2022 me mbishkrimin për fëmijët e mi. Gjithsej pesëmbëdhjetë rreshta.
Ndërsa vendimi për Fininvest dhe pjesën tjetër të perandorisë financiare ishte marrë tashmë në vitin 2006 , kur Silvio Berlusconi e shkroi testamentin e tij me dorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...