25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite/ Plas debati në Kuvend, Açka: Është masë drastike

Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend, ku deputetët po diskutojnë në lidhje me projektligjin e qeverisë që detyron studentët e mjekësisë që të punojnë 5 vite në Shqipëri pas ciklit të studimeve.

Socialistët kërkojnë që ky projektligj të futet në rendin e Kuvendit me procedurë të përshpejtuar, ndërkohë që nisma është kontestuar nga deputetja e PD-së Flutura Açka. Demokratja tha se kjo është një nismë e nxituat, dhe masë shumë ekstreme që nuk mund të merret pa u konsultuar me grupet e interesit.

Kjo është një masë shumë ekstreme. Nuk keni pse të nxitoheni. Nuk është konsultuar me grupet e interesit. Nuk e shoh të arsyeshme që të vijë në Kuvend me kaq nxitim. Në fillim mbaroni punët dhe pastaj merruni me studentet. Ndodh shkelja e të drejtave të njeriut, e pamundur që të vendosim me dhunë. Jam e sigurtë që studentët do të protestojnë.

Edhe unë jam për të marrë masa që fëmijët të mos na ikin, por jo të tilla absurde. Në një takim me të huaj, një zonjë gjermane u ankua, i thashë i keni marrë studentët dhe mjekët. I thashë na ktheni paratë si shtet, kushdo që lidh kontratë. Jo të detyroni fëmijën që të jesh politikisht korrekt.

Kjo është një masë ekstreme që i shkon për shtat politikave. Bëni një hap prapa dhe mos u nxitoni për këto masa drastike, sepse do të ketë pasoja. Do të ketë pasoja edhe për ju si maxhorancë”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...