17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Del video nga momenti ku Arbër Paplekaj qëllon mjekun Pjerin Xhuvani, shikoni si policët largohen me vrap

Del video që tregon momentin kur vritet mjeku Pjerin Xhuvani në Elbasan, në 21 prill të vitit 2021, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Në video shihet se bëhet fjalë pak çaste para ngjarjes së rëndë, para se Arbër Paplekaj të qëllojë mbi mjekun Pjerin Xhuvani. Pamjet tregojnë se ka forca të shumta policie në lagjen 5 maji, si dhe qytetarë të dy kampeve politike që debatojnë ashpër me njëri-tjetrin.

Ndërkohë pasi Paplekaj qëllon me pistoletë, shihet se si policët largohen me vrap nga vendngjarja, ndërkohë që qytetarët braktisin mjetet në rrugë dhe largohen të alarmuar.

Aktualisht çështja është në gjykim, ndërkohë që autori i dyshuar, ish efektivi i Reneas Arber Paplekaj ndodhet pas hekurave. Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka vendosur masën e pezullimit për gjashtë efektivët e “Shqiponjave”, të arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, të cilët akuzohen për mosveprim dhe arrest shtëpie për dy nëndrejtorët të cilët gjithashtu kanë qënë në vendin e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...

Socialistët depozitojnë rezolutën për Iranin: Shqipëria mund ta shpallë shtet sponsor të terrorizmit

0
TIRANË – Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë të qartë dhe të detajuar kundër Republikës Islamike...