10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Dëmtimi i zonës së mbrojtur të Kune-Vainit, Gjykata e Lezhës jep vendimin për zyrtarin e mjedisit dhe 2 vartësit e tij

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi për drejtorin e AdZM -së, Pjeter Toni, ndërsa arrest me burg për dy vartësit e tij Tom Gjelaj dhe Armando Lleshaj.

Prokurori Sabri Kastrati kishte kërkuar arrest me burg per tre zyrtaret, por gjyqtari Artan Hajredinaj vendosi të liroje nga qelia drejtorin e ADZM. Ata u arrestuan te premten per veprën penale shpërdorim detyre.

Policia informoi disa dite me pare se ata nuk kanë përmbushur detyrat funksionale të përcaktuara në ligjet dhe aktet nënligjore për funksionet e tyre. “Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, ata kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të

Njoftimi i policisë pak ditë më parë: 

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë Lezhë, operacioni i koduar “Tjetërsimi i Lagunes” për goditjen e veprimtarive të paligjshme në zonat e mbrojtura.

 

Vihen në pranga drejtori dhe 2 punonjës të AdZM Lezhë. Shpallet në kërkim 1 punonjës tjetër.

Operacioni është në vijim, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në kuadër të planit të masave për ruajtjen e zonave të mbrojtura nga veprimtaritë e paligjshme, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara se në zonën e mbrojtur “Laguna Kune-Vain” po kryhej veprimtari e paligjshme, pas një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tjetërsimi i Lagunes”.

Si rezultat i këtij operacioni janë ndaluar 3 shtetas, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 03.06.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, konkretisht:

– P. T., 61 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, me detyrë drejtor i AdZM Lezhë;

– A. Ll., 27 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, me detyrë specialist i Sektorit të Monitorimit pranë AdZM Lezhë;

– T.Gj., 63 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, me detyrë roje mjedisore i AdZM Lezhë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit P. N., 61 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Monitorimit në AdZM Lezhë.

Këta shtetas nuk kanë përmbushur detyrat funksionale të përcaktuara në ligjet dhe aktet nënligjore për funksionet e tyre. Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, ata kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.

Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...