13.5 C
Tiranë
Thursday, February 5, 2026
spot_img

Denada Jushi: Ka indicie për rrezik ndaj ish-kreut të SPAK, kërkuan masa shtesë sigurie por nuk janë zbatuar

Gazetarja Denada Jushi deklaroi në një intervistë se ekzistojnë të dhëna konkrete që ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, mund të jetë i rrezikuar për shkak të detyrës që ka ushtruar për katër vite me radhë.

Sipas Jushit, bazuar në këto indicie, drejtuesi i ri i SPAK ka paraqitur një kërkesë zyrtare për shtim të masave mbrojtëse nga Garda e Republikës, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret.

“Në investigimet që kam bërë, them me përgjegjësi se ish-drejtuesi i SPAK, pas përfundimit të mandatit, lëviz i shoqëruar vetëm nga dy efektivë të Gardës, ndërsa familja e tij ruhet nga Policia e Shtetit”, u shpreh Jushi.

Ajo theksoi se çështja është trajtuar edhe në Komisionin e Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ku janë paraqitur indicie dhe të dhëna konkrete që, sipas saj, tregojnë se lëvizshmëria e ish-kreut të SPAK paraqet rrezikshmëri pas përfundimit të mandatit.

“Edhe pse komisioni pranë KLP i ka shqyrtuar këto indicie, deri tani Garda nuk ka marrë asnjë masë për të shtuar sigurinë ndaj tij”, deklaroi gazetarja.

Deklaratat e Jushit ngrenë pikëpyetje mbi nivelin e mbrojtjes që u ofrohet ish-zyrtarëve të drejtësisë, veçanërisht atyre që kanë drejtuar institucione kyçe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Itali: Katër anëtarë të familjes shqiptare humbin jetën nga rrjedhja e gazit...

0
Lucca, Itali – Janë zbardhur detaje të reja për tragjedinë që goditi një familje shqiptare në qytetin italian të Luccas, ku katër anëtarë humbën...

“Evropa mund të mbrohet vetëm brenda NATO-s” – Mediu në Forumin e Sigurisë në...

0
Në Uashington DC u zhvillua Forumi i Sigurisë me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe Partneriteti me SHBA-në”, i organizuar nga kryetari i Partisë...

Taulant Kondi emërohet drejtor i ri i Policisë Bashkiake Vlorë

0
Pas më shumë se një muaji pa drejtues të emëruar, Policia Bashkiake e Vlorës ka një lider të ri. Taulant Kondi është zyrtarisht emëruar...

SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshim vendi dhe formati të bisedimeve bërthamore

0
Shtetet e Bashkuara kanë bërë të qartë se nuk do të pranojnë kërkesën e Iranit për zhvendosjen e bisedimeve të planifikuara për të premten...

Dënim i përjetshëm për të dyshuarin që tentoi të vriste Donald Trump në Florida

0
Një gjykatë federale në SHBA ka dënuar me burgim të përjetshëm 60-vjeçarin Ryan Ruth, i cili u shpall fajtor për tentativë vrasjeje ndaj Presidentit...