3.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

“Dënimi im i ri nuk ka hyrë ende në fuqi/1 vit pas hekurave, kundërshtari i Putin rrëfen ‘tmerrin’

Kundërshtari i njohur i Putinit, Alexey Navalny-t, ka shprehur shqetësimin nga qelia ku ndodhet i burgosur prej muajsh, duke thënë se është informuar se do ta transferojnë në një burg të sigurisë së lartë. Sipas tij në këtë burg, të dënuarve u hiqen thonjtë me forcë.

“Dënimi im i ri nuk ka hyrë ende në fuqi, por kam dëgjuar zëra se do të transferohem në koloninë e sigurisë së lartë në Melekhovë, ku të dënuarve u hiqen thonjtë. Epo, të paktën do të kem një justifikim për të përdorur këtë emoji të modës”, shkruan Navalny në Tëitter.

Navalny ka kaluar një vit pas hekurave, pasi i mbijetoi një sulmi helmues për të cilin fajëson Kremlinin. Në muajin shkurt ai doli në gjyq me akuza të reja që mund të rrisin kohën e tij të burgut për më shumë se një dekadë. Ai qëndroi për disa kohë në një spital jashtë vendit dhe sapo u kthye në Rusi u arrestua.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT