19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Dënohet sanitaria që zhvati para pacientëve gjatë COVID: 4 Vite burg dhe shërbim prove

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 vite burg Tire Alldervishin, sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi”, e cila gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19, i zhvaste para pacientëve dhe familjarëve të tyre nën pretekstin e ofrimit të shërbimeve mjekësore. Megjithatë, duke marrë parasysh që ekzekutimi i dënimit për Alldervishin ka nisur nga data e arrestimit të saj, më 12 janar 2021, gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit për 11 muajt e mbetur dhe ka urdhëruar që ajo të kalojë në shërbim prove për një periudhë 22 muajsh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Në këtë rast, gjykata shpalli të pafajshme 6 infermierët e spitalit të përfshirë në hetime, përfshirë Mira Bushin, Sheqerije Koçin, Sidorela Çelën, Erjola Jazxhin, Gylbra Halilajn dhe Rukije Hoxhaj.

Skandali “Tire” u publikua për herë të parë në një emision investigativ në janar 2021, ku u zbulua se Alldervishi, duke u prezantuar si infermiere, kishte kërkuar dhe marrë para nga familjarët e pacientëve të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke i premtuar shërbime mjekësore për ta. Një rast konkret ishte filmi i një vajze, e cila, pasi i kishte dhënë rreth 8 milionë lekë, pa arritur të shpëtonte nënën e saj që ishte me Covid-19. Pas vdekjes së pacientes, vajza denoncoi Alldervishin, dhe skandali doli në dritë.

Gjykata ka vendosur që Alldervishi të mos shoqërohet me persona të dënuar gjatë periudhës së provës, në përputhje me nenin 60/9 të Kodit Penal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...