10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Denoncimi i PD për “Bechettin”: Vendimi që na qenkësh TOP SEKRET sipas Ramës, ja ku gjendet

Partia Demokratike deklaroi sot se qytetarët shqiptarë do t’i paguajnë 120 milionë euro Francesco Bechetit, për shkak të luftës personale që Edi Rama i shpalli këtij sipërmarrësi. Deputeti i PD Saimir Korreshi tha se vendimi final ICSID, që është një gjykatë arbitrazhi ndërkombëtare e themeluar nga Banka Botërore, është tashmë publik dhe mund të aksesohet nga çdokush që ka akses në internet.

Sipas tij, pretendimet qesharake nuk do ta ndalin kërkesën legjitime të PD, ndaj ditën e nesërme Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për të mos lejuar opozitën të ushtrojë një përgjegjësi kushtetuese dhe për të hetuar një aferë personale të Edi Ramës që u ka shkaktuar qytetarëve shqiptarë 120 milionë euro dëm.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, DEPUTETI SAIMIR KORRESHI
Tashmë është botërisht e ditur, që qytetarët shqiptarë do t’i paguajnë 120 milionë euro Francesco Bechetit, për shkak të luftës personale që Edi Rama i shpalli këtij sipërmarrësi.

Vendimi final ICSID, që është një gjykatë arbitrazhi ndërkombëtare e themeluar nga Banka Botërore, është tashmë publik dhe mund të aksesohet nga çdokush që ka akses në internet.
Ky dokument që po shihni, që mund të lexoni nga telefoni apo kompjuteri juaj, është dokumenti që dënon shqiptarët të paguajnë 120 milionë euro për papërgjegjshmërinë e kryeministrit dhe sejmenëve të tij, për të cilin Edi Rama thotë që është sekret apo konfidencial.

Të ndjekim çfarë thotë Edi Rama gënjen në mënyrë të përsëritur, sepse ai e di që bashkë me sejmenët e tij, nga Erion Veliaj te Ëngjëll Agaci, janë përgjegjësit kryesor të dëmit që i kanë shkaktuar çdo qytetari shqiptar, me gjobën 120 milionë euro, e cila godet të gjithë pa diskriminim, të djathtë, të majtë, fermer apo infermier, inxhiner apo pensionist, të gjithë ne nga më i riu te më i moshuari, do të paguajmë për shpërdorimin që Edi Rama i bëri shtetit shqiptar për të mbyllur një media kritike ndaj tij.

Qytetarët duhet të kenë parasysh se të gjitha këto spërdredhje qesharake janë pasojë e faktit që emrat e Edi Ramës, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agacit, janë të rreshtuar në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, në të cilin thuhet se “vendimet e sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër Bechetit”.

Kjo është edhe arsyeja pse përgjegjësit e dëmit prej 120 milionë eurosh, po pengojnë të drejtën kushtetuese të Partisë Demokratike për të ngritur komisionin hetimor, me pretendimin që vendimi, që tashmë gjendet në internet, na qenkësh TOP SEKRET.

Këto pretendime qesharake nuk do ta ndalin kërkesën tonë legjitime, ndaj ditën e nesërme Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për të mos lejuar opozitën të ushtrojë një përgjegjësi kushtetuese dhe për të hetuar një aferë personale të Edi Ramës që u ka shkaktuar qytetarëve shqiptarë 120  milionë euro dëm.

Ngritja e komisionit hetimor është e pashmangshme, Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që përgjegjësit për këtë aferë 120 milionë euroshe të shkojnë përpara drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...