Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin Edi Rama se po u bën thirrje “patronazhistëve dhe krimit që të bëhen gati për zgjedhjet e 14 majit”.
Në një deklaratë për mediat, anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo tha se “shprehja se do ta bëjmë tërmet, nuk është gjë tjetër veçse rikthimi i gjuhës dhe veprimit të ‘dosjes 184’ të vjedhjes së zgjedhjeve. Nuk është gjë tjetër vecse thirrja që u bëhet patronazhistëve dhe krimit që të bëhen gati për zgjedhjet e 14 majit”.
“Tërmeti i 14 majit do ta zërë poshtë Ramën dhe bashibozukët që ka në patronazh. Gjuha si e Damjan Tërmetit dhe Tërmet Peçit nuk e tremb Partinë Demokratike, por është shenja e demencies politike të Edi Ramës”, u shpreh Bozdo.
DEKLARATË E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, ENO BOZDO
Edi Rama e shpalli me të madhe në rrjetet sociale se qeveria që ai drejton, dhe me anë të së cilës përdhunon Shqipërinë, është mbledhur dhe ka qarë hallet e kombit për plot 16.5 orë. Në fund vendimi i marrë ka qenë një: do ta bëjmë tërmet!
Për të mbërritur te ‘tërmeti’, qeverisë i janë dashur 16.5 orë. Cilido shqiptari i duhen më pak se 2 minuta për të kujtuar ‘tërmetet’ që Qeveritë Rama 1, 2 dhe 3 u kanë hedhur në shpinë Shqipërisë:
1. 744 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë 7 viteve të fundit,
2. 40% e familjeve shqiptare konsiderohen zyrtarsht në varfëri,
3. 70% e shqiptarëve që punojnë deklarojnë se nuk u mjafton paga për të mbyllur muajin,
4. Pagat dhe pensionet reale janë më të ulta se ato në vitin 2013 dhe shqiptarët sot përballen me çmimet më të larta të produkteve ushqimore në Evropë në raport me fuqinë blerëse,
5. Shqiparët paguajnë naftën më shtrenjtë se në Gjermani, Norvegji, Itali, Francë, dhe shumicën absolute të vendeve të BE,
6 Shqiptarët sot kanë cmimim më të lartë të energjisë elektrike në rajon, me përjashtim të Malit të zi,
7. Shqipëria sot është në fund të raporteve nderkombetare për klimën e bërjes biznes dhe ka korrupsionin më të lartë në çdo nivel të qeverisjes;
8. 430 milion euro janë dhënë për tre inceneratorë, njëri prej të cilëve nuk punon, tjetri nuk ekziston dhe i treti është në remont që prej ditës së parë;
9. Bandat dhe krimi terrorizojnë vendin dhe e kanë kthyer Shqipërinë në një fushë të larjes së hesapeve të tregtisë së drogës, të cilën e lejon dhe promovon shteti i Edi Ramës;
9. Të paktën pesë të rinj janë vrarë nga policia e Ramës;
10. Shtypi i huaj ka ngritur alarmin e pastrimit të parave nëpërmjet industrisë së ndërtimit në Tiranë dhe bregdet,
11. Kundër kritikave ndërkombëtare, Rama planifikon amistinë fiskale për paratë e pista dhe pasaportat e arta për të korruptuarit e gjithë botës;
12. Kostoja e lëvizjeve me avion-taksi të Edi Ramës është 22 milion euro;
13. 1 km autostradë fushore në BE ndërtohet me 2-3 milion euro, në Shqipëri me 24 milion;
14. Gjatë qeverisjes Rama falimentuan 107 mijë biznese;
15. Tirana është një ndër 10 qytetet më të ndotura në botë.
Këto janë tërmetet që ka prodhuar Edi Rama, dhe shprehja se do ta bëjmë tërmet, nuk është gjë tjetër veçse rikthimi i gjuhës dhe veprimit të ‘dosjes 184’ të vjedhjes së zgjedhjeve. Nuk është gjë tjetër vecse thirrja që u bëhet patronazhistëve dhe krimit që të bëhen gati për zgjedhjet e 14 majit.
Tërmeti i 14 majit do ta zërë poshtë Ramën dhe bashibozukët që ka në patronazh. Gjuha si e Damjan Tërmetit dhe Tërmet Peçit nuk e tremb Partinë Demokratike, por është shenja e demencies politike të Edi Ramës.