13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Depoja e armëve në Tiranë, policia jep detajet: Pas modifikimit do të shiteshin për ngjarje kriminale

Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika ka dalë në një konferencë për mediat për të folur rreth një depoje për modifikimin e armëve të zbuluar në Yzberisht.

Ai tha se janë arrestuar 2 persona, konkretisht Elvis Bakalli dhe dorian Kalo. Sipas mpolicisë armët siguroheshin nga persona me precedentë kriminal ndërsa do të përdoreshin për ngjarje kriminale.

“Jemi sot për të bërë prezent finalizimin e një operacioni të finalizimin e policisë së Tiranës që ka të bëjë me tregtimin dhe prodhimin e armëve. Në një operacion të koduar silent është goditur një bazë ku prodhoheshin armë zjarri dhe modifikoheshin.

Ditën e djeshme në bazë të informacioneve në një banesë në Mëzës u zbulua aktiviteti kriminal. Si rezultat u bë e mundur arrestimi i Elvis Bakallit, 30-vjeç, Dorian Kalo 45-vjeç.

Dje u ushtrua kontroll në banesën e Elvis Bakallit. Në një ambient brenda banesës u konstatuan makineri dhe mjete te tjera pune që shërbenin për modifikimin e armëve të zjarrit dhe prodhimin e silenciatorëve për këto armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes së policisë janë gjetur dy shtetasit e mësipërm duke punuar.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në automjet që përdorej nga Elvis Bakalli janë gjetur tetë pistoleta, tre automatikë, katër gjurmues, pjesë të ndryshme armësh dhe makineri që shërbenin për modifikimin e armëve të zjarrit, një sasi parash dhe një automjet. Këto prova do dërgohen për ekzaminime të mëtejshme. Armët siguroheshin nga persona me të shkuar kriminale dhe shiteshin për kryerjen e veprave penale kundër personit”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...