10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Depua e armëve në Vlorë, policia ngre dyshimet e forta: Snajperi mund te kete ekzekutuar….

I arrestuari Luçiano Deraj, i cili u kap në Vlorë dhe dyshohet se ka lidhje me grupet kriminale, ka mbetur i heshtur para policisë. Përpara oficerëve të policisë, ai ka refuzuar të japë informacion rreth origjinës së armëve dhe lidhjeve eventuale me grupet kriminale. Dyshimet e policisë sugjerojnë se Deraj ka ndihmuar grupet kriminale duke u vënë në dispozicion bazën e armatimit, e cila u zbulua në Babicë të Vlorës, dhe më pas i ka fshehur në banesën e tij.

Në banesën e 35-vjeçarit Deraj, pronar i një servisi makinash, u gjetën disa lloj armatimesh, si snajper, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi, radiomarrëse me valët e policisë së Vlorës, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme.

Pjesë e armatimit të rëndë ishte dhe një pistoletë stilolaps.

Armët janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë teknike, balistike dhe biologjike. Ekzaminimi i armëve do të kryhet pasi dyshohet se disa prej tyre të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...