19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Deputeti Belind Këlliçi i përgjigjet Bardhit:”Kjo është për të banalizuar një ngjarje që unë e kam denoncuar”

Deputeti Belind Këlliçi i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhit, i cili është shprehur se ish-kryetarit të Forumit Rinor të PD i kanë marrë nga zyra një nuskë dhe jo laptop siç pretendon ai.

Nga studioja e “Radarit Informativ” tha se kjo deklaratë e Bardhit është për të banalizuar një ngjarje që ai ka denoncuar. Por deputeti nuk e lë me kaq përgjigjen, duke e ironizuar atë në lidhje me qenin që e ka denoncuar si të vjedhur.

“Kjo është për të banalizuar një ngjarje që unë e kam denoncuar. Edhe nëse më ka humbur ndonjë nuskë, të paktën qeni s’më ka humbur, nuk kam paditur njeri që më ka vjedhur qenin. T’i lëmë banalitetet. Duan ta fusin diskutimin në banalitet”, shtoi Këlliçi.

Këlliçi denoncoi më herët para mediave se zyra e tij është bastisur 13 dhjetor, ndërsa akuzoi se i janë vjedhur sende personale si një laptop, hard-disku dhe USB.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...