8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Deputeti i PD akuzon kryemistrin Rama: “Sulltani në vend që të marrë masa ka nisur fushatë propagande për ti shpëlarë trurin qytetarëve”

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula akuzon kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor të krizës ekonomike në vend.

“Sulltani në vend që të marrë masa dhe ti vij në ndihmë fermerëve, prodhuesve, qytetarëve që cojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe me nxitim duhet të kapin orarin e punës, ka nisur fushatë propagande për ti shpëlarë trurin qytetarëve. Në fakt ky edhe përgënjeshtron veten. Akuzon qytetarët për protestën por në fakt kërkesat e tyre shumë legjitime dhe të drejta bënë që Rama të linte fluturimet me carter që mbushte me karburant nga taksat e shqiptarëve dhe të niste propagandën sa në televizor e sa në rrjete sociale”, tha Sula.

Sipas tij “Edi Rama ka të drejtë. Shiqipëria është në luftë. Por jo si Ukraina që është nën agresionin rus, por nga agresioni i vet kryeministrit. Është kjo arsyeja se në vitin 2021 kur Rama me masakrën elektorale mori për të tretin herë mandatin e kryeministrit, numri i shqiptarëve që kërkuan azil në vendet e BE u rrit me afro 20%. Mbi 12 mijë shqiptarë aplikuan në 2021 për azil në një nga vendet e BE. Këmbana e alarmit ka rënë, ju të dashur qytetarë e dëgjuat dhe dolët në shesh por nuk duhet të dorëzoheni dhe të mos bini pre e këtij që nga mëngjesi deri në darkë i shpëlanë trurin qytetarëve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Molotovët e Berishës synojnë turizmin ”, Taulant Balla nga Kavaja

0
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet...

0
Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”. Vetë Babaramo ka treguar...

“Asnjë bisedë me SHBA-në”: Irani mohon negociatat dhe i cilëson lajmet si të rreme

0
Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe përpjekje për të ndikuar...

“Kisha një depresion shumë të thellë”: Fjolla Morina rrëfen gjithçka në intervistën me Meriton...

0
Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen...

“Ju premtoj që do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin”: Ermali Mamaqi rikthehet...

0
Ermal Mamaqi konfirmoi rikthimin e tij në ekran pas 15 vitesh, duke marrë rolin e opinionistit në edicionin e ri të “Ferma VIP” në...