21.5 C
Tiranë
Sunday, October 27, 2024
spot_img

Deputeti i PS-së, Alqi Bllako shkon në SPAK për të dëshmuar për inceneratorët

Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako ka dëshmuar këtë të premte në SPAK lidhur me çështjen e inceneratorëve, në cilësinë e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.

Emri i tij është përmendur disa herë, ku nuk kanë munguar edhe akuza nga opozita në drejtim të Bllakos.

Kujtojmë se nga hetimet e Komisionit Hetimor u dëshmua se babi i deputeti të PS-së, Edmod Bllako, ishte punonjës në inceneratorin e Tiranës, ku paguhej me një vlerë prej 10 milionë lekësh.

Në SPAK ka shkuar për të dëshmuar edhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi. Prej më shumë se 2 orësh e gjysmë, ai ndodhet në Prokurorinë e Posaçme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT