10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Deputeti Shehu kërkon ndalimin e fostoksinës pas vdekjes së një 15-vjeçari në Elbasan

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka kërkuar në Kuvend ndalimin e substancës fostoksinë, duke e cilësuar si një nga shkaktarët e vetëvrasjeve në vend.

Gjatë fjalës së tij, Shehu përmendi rastin e një 15-vjeçari që humbi jetën në Elbasan pas marrjes së kësaj substance. Ai tha se fostoksina duhet të ndalohet, siç ndodh në shumicën e vendeve të botës, dhe të mos jetë e qasshme në rrugë ose kioska.

“E dini ju që një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në Elbasan sepse ka marrë fostoksinë. E kam ngritur 100 herë, zoti ministër, që kjo substancë toksike, vdekjeprurëse dhe ndjellëse e vetëvrasjeve, të hiqet nga farmakopeja bujqësore. Të ndalohet siç është bërë në shumicën dërrmuese të botës,” tha Shehu.

Ai shtoi se ka shumë substanca alternative jo të dëmshme që mund të përdoren, duke nënvizuar nevojën për rregullim të menjëhershëm ligjor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...

Reagimi i ish-të dashurës së Klodianit ndez rrjetin: “Po ngre dolli që s’kam pse...

0
Drama jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4” po rivalizon atë brenda, teksa vëmendja e publikut është përqendruar tek afrimiteti i krijuar mes...

Studenti 25-vjeçar arrestohet në SHBA: Planifikonte masakër në kampusin universitar, policia i gjen arsenal...

0
Një student i Universitetit të Delaware është arrestuar sot në Shtetet e Bashkuara nën akuzën për planifikimin e një sulmi të armatosur masiv brenda...