19.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Ky është standard europian sipas mazhorancës?”, ironizon Ina Zhupa për arrestimin e Mogherinit

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku po diskutohet për problematikat që prekin qytetarët.

Gjatë fjalës së saj, deputetja demokrate Ina Zhupa komentoi me ironi rastin e ish-zëvendës presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini, e cila u arrestua të martën me akuza për mashtrim dhe korrupsion.

“Sot kuptuan të gjithë ç’nënkuptojmë me standard europian. Jam në një dilemë, nëse këta janë të korruptuar që zgjedhin të bashkëpunojnë në Shqipëri apo vijojnë e masterizohen këtu për t’u korruptuar”, tha Zhupa, duke ironizuar mbi interpretimin e mazhorancës për standardet europiane.

Komentet e saj vijnë pas përplasjeve të fundit të Partisë Demokratike me eurokomisioneren Marta Kos, lidhur me deklaratat e saj për zgjedhjet e 11 majit, të cilat Kos i kishte cilësuar të lira dhe të ndershme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...