9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Deputetja Çupi: Presidenti duhej konsultuar për ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka reaguar ndaj dekretimit të ndryshimeve në ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore nga Presidenti Bajram Begaj. Përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, Çupi shprehet se Presidenti duhet të kishte vlerësuar kushtetutshmërinë e ndryshimeve me konsultime të gjëra me ekspertë të fushës, shoqërinë civile dhe palë të interesuara.

Në postim, deputetja Çupi shprehet se komisionet hetimore janë përpjekje për të bërë transparencë mbi veprimtarinë institucionale dhe funksionarët publikë. Ajo shprehet me keqardhje për mungesën e reflektimit të Presidentit mbi shkeljet e rënda të përmbajtura në ndryshimet ligjore për komisionet hetimore.

“Keqardhje që Presidenti nuk del dot përtej interesit politik të atyre që e votuan për të qenë në detyrën ku është,” thekson Çupi në postimin e saj.

Postimi i plotë i Çupit:

Marrja e provave, pyetja e dëshmitarëve dhe debati parlamentar në komisionet hetimore janë përpjekje për të bërë transparencë mbi veprimtarinë institucioneve dhe funksionarëve publikë. Komisionet hetimore janë mishërimi i një prej funksioneve themelore të Kuvendit, ushtrimi i kontrollit parlamentar ndaj qeverisë.

Me këto konsiderata në mendje, Presidenti i Republikës duhet të vlerësonte kushtetutshmërinë e ndryshimeve të njëanshme, pas konsultimeve të gjëra me ekspertë të fushës, shoqërinë civile dhe palë të interesuara. Nëse do të kishe vepruar kështu, me siguri Presidenti do të qartësohej mbi shkeljet e rënda që përmbajnë ndryshimet ligjore për komisionet hetimore dhe do të kishte kthyer në Parlament ligjin, si mundësi reflektimi nga mazhoranca për t’u kthyer në binarët e Kushtetutës. Keqardhje që Presidenti nuk del dot përtej interesit politik të atyre që e votuan për të qenë në detyrën ku është.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Jemi në krizë të thellë” – Ndrec Pjetri thirrje për ndryshim në Partia Demokratike

0
Më i votuari i listës së hapur të Partia Demokratike në Qarkun e Durrësit, Ndrec Pjetri, mori pjesë në një tryezë diskutimi me intelektualë...

“Çdo pikë gjaku do të ketë një çmim” – Ali Khamenei reagon pas vrasjes...

0
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka reaguar ashpër pas vrasjes së zyrtarit të lartë Ali Larijani, duke e cilësuar ngjarjen si një akt...

Influencuesja Stefanie Pieper gjendet e pajetë në valixhe – ish-partneri pranon krimin

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi influencuesja e njohur Stefanie Pieper u gjet e pajetë në rrethana makabre pranë kufirit mes...

“E terrorizonin për muaj me radhë” – 21-vjeçari shqiptar dënohet në Itali për grabitje...

0
Një 21-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vite e 8 muaj burg nga drejtësia italiane, pasi u shpall fajtor për grabitje dhe ushtrim dhune...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...