26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Jemi në krizë të thellë” – Ndrec Pjetri thirrje për ndryshim në Partia Demokratike

Më i votuari i listës së hapur të Partia Demokratike në Qarkun e Durrësit, Ndrec Pjetri, mori pjesë në një tryezë diskutimi me intelektualë në Tiranë, e organizuar nga deputeti Ervin Salianji, ku ngriti shqetësime të forta për situatën politike dhe ekonomike në vend.

Gjatë fjalës së tij, Pjetri e cilësoi gjendjen aktuale si një krizë të thellë, që sipas tij po pengon zhvillimin dhe po nxit largimin e qytetarëve nga Shqipëria.

“Kemi një qeveri e cila pjesën më të madhe ministrat i ka në burg, zv/kryeministrja u kërkua të arrestohej dhe edhe sot nuk e lejojnë. Kemi një opozitë që nga zgjedhjet në zgjedhje thonë ‘na vodhën’. Futemi në garë, bëjmë fushatë, themi do fitojmë, dhe pas humbjes themi na i vodhi prap. Krizë që nuk po e lë këtë rrugë të marrë drejtim”, u shpreh ai.

Duke u ndalur te ekonomia, Pjetri theksoi se kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm, ndërsa pagat mbeten të ulëta krahasuar me rajonin.

“Jemi në krizë të thellë ekonomike sepse shporta familjare është më e kushtueshme se në Europë, ndërsa kemi rrogat më të ulëta në rajon. S’ka standard jetese, po largohet pjesa më e mirë e shoqërisë”, deklaroi ai.

Sipas tij, e drejta politike nuk mjafton pa një forcë reale për ta imponuar atë, ndërsa theksoi nevojën për një reformim të brendshëm në opozitë.

“Që kemi të drejtë këtë nuk e vë në diskutim askush, por e drejta kërkon edhe një fuqi imponuese nga pas”, vijoi Pjetri.

Ai bëri të ditur gjithashtu se së bashku me Ervin Salianji kanë nisur një lëvizje për ndryshim brenda Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë si hapin e parë drejt rikthimit në pushtet.

“Me Ervinin kemi nisur një lëvizje për ndryshimin në PD, sepse besoj se ndryshimi vjen aty ku është mundësia e parë për të ndryshuar, që është aseti më i madh kombëtar në opozitë, PD-ja. Nga aty besoj dhe gjykoj se vjen ndryshimi i madh për të ardhur në qeveri nesër”, tha ai.

Në fund, Pjetri vuri theksin te brezi i ri në politikë, duke theksuar se ata përfaqësojnë një qasje të pastër dhe pa ngarkesa nga e shkuara.

“Jemi të rinj dhe të reja që aktivizmin politik e kemi 2013 e këtej, nuk kemi historik mëkatesh ose pozicionesh. Kjo është e veçanta jonë”, përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...