10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Deputetja Ina Zhupa apelon për shpërblimin e fundvitit për mësuesit

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka bërë një apel në rrjetet sociale drejt Ministrisë së Arsimit për të siguruar shpërblimin e fundvitit për mësuesit e sistemit parauniversitar. Zhupa vlerëson se ky shpërblim është një e drejtë e fituar nga kontrata kolektive e nënshkruar me sindikatat e arsimit më 6 qershor 2023. Ajo shprehet se mësuesit janë keqpaguar dhe shpërfillur në të drejtat e tyre, duke theksuar se kjo është një nga arsyet e dështimit të sistemit arsimor dhe rezultateve të dobëta në testin PISA. Zhupa bën thirrje për një reagim të shpejtë dhe për zbatimin e kontratës kolektive në fjalë.

Postimi i plotë i Zhupës:

Jepini shpërblimin e fundvitit mësuesve të sistemit parauniversitar, e keni detyrim!

Në prag të mbylljes së vitit Ministria e Arsimit ka detyrimin të jap shpërblim për rreth 30 mijë mësues në sistemin parauniversitar.

Kjo është një drejtë e fituar nga kontrata kolektive e punës e nënshkruar mes Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Sindikatës së mësuesve. Neni 10 i kontratës kolektive e cila është firmosur më 6 qershor 2023 me sindikatat e arsimit dhe Ministrinë e Arsimit, përcakton se punëdhënësi u njeh të drejtën e fituar për shpërblim vjetor të mësuesve në arsimin publik.

Mësues të keqpaguar, mësues të shpërfillur në të drejtat e tyre, janë nga arsyet themelore e dështimit të sistemit arsimor dhe rezultateve turpëruese në testin PISA.

Duhet reagim i shpejtë duke e cuar vëmendjen dhe paratë tek arsimi, jo për prokurime dhe zyrat e ministrisë por për mësuesit dhe nxënësit. Kontrata e moszbatuar duhet çojë në padi për ministren e arsimit Manastirliu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...