11.5 C
Tiranë
Sunday, December 14, 2025
spot_img

“Dera frigoriferit nuk duhet që të qendrojë e hapur”, Balluku dhe Kushi këshilla për kursim energjie

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi por zhvillojnë një fushatë sensibilizuese me nxënësit e shkollës “Lasgush Poradeci” për t’i mësuar se si të kursejnë energji.

Pasi Balluku u shpjegoi fëmijëve procesin e prodhimit të energjisë, u kërkoi atyre që të bëhen zëdhënës të kursimit të energjisë, ku dijet që do të marrin sot gjatë kësaj fushate do t’i transmetojnë tek prindërit e tyre.

“Ne do kërkojmë përmes jush në këtë fushatë, që të ktheheni në zëdhënësit e kursimit të energjisë elektrike. E dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që mbetet në prizë konsumon energji? Deri më sot nuk e kemi vrarë ndonjëherë mendjen se kemi thënë cfarë do ndodhë me 1 karikues? Po me 1 milionë karikues të gjithë në prizë në të njëjtën kohë? E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më shumë energji? Se duhet të ruajë 4 gradëshin që është niveli i sipërm. Kur hapet dera e përballet me 25 gradët e temperaturës nis të punojë më shumë. Keni dëgjuar kohët e fundit për disa masa ekstreme që ne sigurisht nuk do i ndërmarrim.

Në Zvicër nëse e ndez kondicionerin mbi 19 gradë për t’u ngrohur është një thyerje e rëndë e ligjit dhe shkon në burg. Kjo është një gjë që nuk do ndodhë asnjë herë te ne por djemtë e vajzat që do qëndrojnë me ju do u thonë kush është më e mira për të kursyer. Pra që kondicioneri duhet të qendrojë gjatë dimrit jo më shumë se 21 gradë e gjatë verës jo më pak se 27 gradë. Dera frigoriferit nuk duhet që të qendrojë e hapur. Vëllai të heqë karikuesin nga priza. Kur gjyshin e zë gjumi para tv e ti afrohesh për t’i marrë telekomandën e thotë mos e fik, ai është momenti që duhet fikur TV pasi nuk po e ndjek kush e është momenti që duhet të kursejmë energji. Jam e sigurt që ju duhet të jeni zëdhënësit më të mirë për fushatën e kursimit dhe do jeni heronjtë e energjisë”, tha Balluku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Paraqita shpresën e popullit të Kosovës që Vatikani të na njohë” – Vjosa Osmani...

0
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për takimin e saj me Papën Leonin XIV, duke theksuar rëndësinë e këtij viziti për marrëdhëniet ndërkombëtare...

Si të parandaloni rënien e flokëve: Proteina, zinku dhe ushqime të pasura me vitamina

0
Rënia e flokëve mund të jetë shenjë e mungesës së proteinave dhe zinkut, sipas “National Institutes of Health” në SHBA. Flokët përbëhen kryesisht nga...

“Dil ti Flamur, a mbledh dot njerëz?” – Tensione të forta në Kryesinë e...

0
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka shënuar momente të tensionuara, me debate të forta midis anëtarëve të saj. OraNews ka siguruar detaje nga...

Komandanti i lartë i Hamasit, Raad Saad,është vrarë në sulmin ajror izraelit në Gaza

0
Komandanti i njohur i Hamasit, Raad Saad, u konfirmua i vrarë këtë pasdite në një sulm ajror në qytetin e Gazës, njoftuan autoritetet izraelite. Raportimet...

Denisa, bashkëshortja e tiktokerit Kozak, pas aksidentit : “Falë Zotit, unë dhe bebi jemi...

0
Denisa, bashkëshortja e tiktokerit Kozak, ka ndarë një rrëfim prekës nga spitali, vetëm një ditë pas një aksidenti automobilistik që e tronditi thellë. Në postimet...