11.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Dëshmia e 39-vjeçarit për vrasjen e 23-vjecarit në Fier : Ish-gruaja më provokonte

Më 06/07/2024, Xhuljano Miaj, i cili vrau me thikë Xhimi Bakaj, të dashurin e ish-gruas së tij, dëshmoi para hetuesve se ish-bashkëshortja e tij, e cila ishte larguar nga shtëpia së bashku me fëmijët për të jetuar me viktimën, e provokonte me telefonata duke i thënë se po kënaqej me të dashurin e saj të ri.

Miaj gjithashtu pretendoi se ish-gruaja i kërkonte para për fëmijët, ndërsa 23-vjeçari Xhimi Bakaj e provokonte tek vendi i punës.

“Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk,” deklaroi autori i dyshuar.

39-vjeçari, i cili punonte në një lavazh, theksoi se biçaku ka qenë i viktimës dhe se ai thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT