19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Dëshmia e Dani Alves, i akuzuar per perdhunim, në gjykatë: “Ajo kishte dëshirë dhe ishim të dy kënaqur”

Gjyqi në lidhje me akuzat për përdhunim të nje vajze të re në diskotekën “Sutton” në Barcelonë vazhdoi me dëshminë e ish-lojtarit të Barcelonës, Dani Alves. Ai mbrohet se ishte i dehur dhe ka konsideruar se viktima po bënte gjithçka me dëshirën e saj. Sipas tij, ata filluan të kërcenin bashkë, duke puthur njëri-tjetrin. Alves tha se kishte një kimi seksuale të dyja palëve dhe se vajza ka aprovuar gjithçka me dëshirën e saj. Ai tha se pas kësaj momenti, ai u largua duke mos e ndjekur dhe se nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj. Dëshmia e Alves është në kundërshtim me dëshminë e kushëririt të vajzës, i cili tha se vajzat nuk ishin rehat me futbollistin.

“Kur arritëm në klub, vallëzuam për pak kohë. Fillimisht erdhën dy vajza dhe më pas tre të tjera në grupin tonë. Ato ishin shumë rehat dhe komode me ne “, tha braziliani, duke kundërshtuar dëshminë e kushëririt të vajzës, i cili tha se vajzat nuk ishin rehat.

Unë dhe ajo filluam të kërcenim. Kaluam mirë, u kënaqëm të gjithë me njëri-tjetrin. Ajo filloi të kërcente më afër meje duke prekur pjesët e trupit tim. Fillova të bëja edhe unë të njëjtën gjë dhe kuptova që kishim një kimi seksuale të dy. I thashë të shkonte në banjë dhe nuk kundërshtoi.

Mendova fillimisht se nuk do të vinte, por në fund u fut në banjë. Filluam të putheshim. Filloi të më tërheqë pantallonat poshtë. Ne bëmë atë që donim që të dy të bënim, nuk veprova në kundërshtim me dëshirat e saj.

Më pas u largova sepse nuk doja të më shihnin duke dalë nga banja së bashku me të. Ajo nuk më tha që donte të largohej, unë nuk e mbajta me dhunë, nuk e kam goditur e as nuk e kam kapur nga flokët. Unë nuk jam i dhunshëm, ne u kënaqëm të dy dhe ajo aprovoi gjithçka me dëshirën e saj”, u shpreh Dani Alves para gjykatësve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...