14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit,ja kush është vajza që i çonte ushqime në burg Sokol Mjacajt

Zbardhen detaje të reja nga dëshmia e Kamber Hoxhës, drejtor i burgut të Peqinit, që është arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit në burg.

Ai tha se nuk e di se si është futur arma në burg, me të cilën Sokol Mjacaj ka bërë vrasjen, duke qenë se kontrollet janë bërë.

Më pas ai ka dëshmuar se ushqimet në burg Mjacajt ja ka sjellë vëllai i tij Paulin Mjacaj, ndërkohë në rastet e tjera ia ka sjellë një shtetase që është prezantuar si kushërira e tij.

Por ai shtoi se kjo shtetase e identifikuar si Ilda Rapo, në një rast nuk është prezantuar si kushërira por si mikeshë.

“Nuk mund ta sqaroj se si ka ndodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të këtë pasur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjësit e policisë të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me dedektor dore. Nga verifikimet që bëra sot pas ngjarjes, për vitin 2023 ka bërë 5 (pesë) takime dhe i fundit ka qenë në datën 25 gusht 2023. Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023.

Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vëllai Paulin Mjaca, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo. Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikëshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nepërmjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakort që ti pranojë ose jo ushqimet. Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt”-tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...