21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Sekretari i jashtëm Britanik: ‘Franca dhe Britania do ta mbështesin Ukrainën sa të ketë nevojë’

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka shprehur zotimin e vazhdueshëm për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus, duke theksuar rëndësinë e mposhtjes së presidentit rus, Vladimir Putin. Në një takim me homologen franceze në Paris, Cameron ka përsëritur se Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojnë mbështetje “sa të ketë nevojë”. Komentet e tij vijnë në një kohë kur rriten shqetësimet për durimin dhe unitetin perëndimor në luftën kundër Rusisë në Ukrainë. Cameron gjithashtu ka krahasuar luftën si një dramë me shumë pjesë dhe ka theksuar nevojën për të vazhduar ritmin aktual të mbështetjes ndaj Ukrainës.

Britania dhe Franca kanë qenë mbështetëse të mëdha të Ukrainës, dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje sa të ketë nevojë”, ka thënë Cameroni, pas bisedimeve që ka zhvilluar në Paris me homologen franceze, Catherine Colonna.

“Nuk kam dyshim që mund ta bëjmë Putinin të humbë, dhe është thelbësore që ai të humbë. Do të jemi të vendosur në mbështetjen që ia ofrojmë Ukrainës”, ka thënë ai.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar të hënën se Shtetet e Bashkuara e kanë të autorizuar vetëm edhe një pako ndihmë për Ukrainën këtë vit, pasi republikanët e linjës së ashpër në Kongres, janë kundër ofrimit të ndihmës shtesë.

Duke insistuar që Perëndimi duhet të vazhdojë me ritmin aktual, Cameron e ka krahasuar luftën kundër pushtimit rus si dramë në disa pjesë.

“Pjesa e parë ka qenë për dështimin e madh të Rusisë për t’i arritur objektivat e veta”, në ditët e para të luftës, ka thënë Cameron.

“Pjesa e dytë ka qenë për mënyrën brilante të ukrainasve për t’i zmbrapsur rusët… dhe natyrisht, pjesa e fundit ka qenë më e vështirë në terren”, ka thënë ai, duke iu referuar dështimit të ushtrisë ukrainase që të shënojë përparim të madh në kundërofensivën e verës.

Sipas tij, pjesa e katërt ende nuk është shkruar dhe “duhet të sigurohemi që të shkruhet në mënyrën e duhur”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...