26.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Dëshmuan në polici, dy të arrestuarit për përdhunimin e 26- vjeçares në Vlorë, dhanë dëshmi kontradiktore

Në mëngjesin e 21 tetorit, 26-vjeçarja u gjet pa ndjenja, duke pësuar një sulm masiv seksual. Pas disa ditësh të vështira në spital, ajo tani ndodhet në seksionin e rehabilitimit në Tiranë, duke u përpjekur të rimarrë fuqitë dhe të shërohet nga trauma e tmerrshme që ka përjetuar.

26-vjeçarja, që vjen nga një fshat i largët, ishte një banakiere në Vlorë. Punësimi ishte një mundësi për të kontribuar në ekonominë e familjes së saj dhe për të ndihmuar prindërit e saj. Ajo ëndërronte për një të ardhme më të mirë dhe punonte me vendosmëri për të arritur qëllimet e saj.

Në mbrëmjen e 20 tetorit, ajo u takua me të dashurin e saj, i cili tashmë është i arrestuar. Për fat të keq, ajo pësoi një ngjarje të tmerrshme në një lokal në zonën e Zvernecit. Përveç të dashurit, ajo raporton se në vendndodhjen e ngjarjes ndodheshin edhe Gentjan Mhemeti, 32 vjeç, i cili ishte në kërkim, dhe më pas iu bashkua një person tjetër i ri, Albi Ceno, i cili gjithashtu është arrestuar. Ajo thotë se njiheshin prej vitesh.

Çfarë thotë vajza:

“Nuk mbaj mend sa alkool dhe drogë kam konsumuar, as se si kam ikur nga lokali e si kam përfunduar në hotel dhe në spital”

Dëshmia e të arrestuarit Oltjan Tahiri:

Pasi bëra marrëdhënie seksuale me vajzën në lokal, ajo u largua me Albi Cenon dhe vetë qendrova në lokal Vilo. Pak më vonë më ka telefonuar Albi, i cili ishte me Gentjan Mehmetin, dhe më tha se vajza nuk ndihej mirë dhe kishte vjell tek makina e tij. Albi më tha se do të shkonin në hotel te dhoma 201. U ngrita nga tavolina dhe u takova me të tre (Albin, Gentianin dhe vajzën). Gentiani më priti te hyrja e hotelit. Kur u ngjitëm te dhoma Albi ishte i ulur tek kolltuku ndërsa vajza e shtrirë në krevat, sillej çuditshëm dhe bënte veprime të pavetëdijshme.“E ngacmuam të tre, bëmë seks të tre n(…) Më pas u larguam nga dhoma. Të parët Albi me Gentin, në fund unë.

Dëshmia e të arrestuarit Albi Ceno:
Rreth orës 02.00 të mëngjesit shkova në Zvërnec, gjeta Oltjanin, një vajzë dhe një djalë të cilët nuk i njihja. Kur dola nga lokali më erdhi nga mbrapa vajza e cila më tha se nuk ndihej mirë dhe kërkoi ta çoja diku që të flinte, dhe u fut në makinë pa më pyetur. Duke parë gjendjen e saj telefonova shokun tim Gentjano Mehmetin për ta çuar në hotel. Shkova t’i marr te bari i hotelit Lemon Soda, Gentjani shoqëroi vajzën në dhomë, dhe kur u ngjita diskutova se çfarë do bëjmë, ta çonim në spital ose jo pasi gjendja e saj nuk dukej e mirë. Kam telefonuar dhe Oltjonin që të vinte, dhe në momentin që ka ardhur, ai më kërkoi llogari pse e kam lënë vetëm një vajzë që nuk e njihja dhe u largova së bashku me Gentjanin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT