10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Detaje nga krimi i rëndë familjar në Patos-Vajza 26-vjeçare mbyti me tel të atin,shenja dhune në organdy gj*nitale

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Frashër të Patosit, ku një vajzë 26-vjeçare, Emanilda Rama, ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama, 56 vjeç, në bashkëpunim me nënën, përpara se të përpiqej të inskenonte vdekjen si aksidentale.

Ngjarja u zbulua pasi Emanilda Rama njoftoi një ditë më parë policinë, duke deklaruar se i ati kishte ndërruar jetë në mënyrë të papritur në banesë. Por ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet e para hodhën poshtë versionin e saj, duke zbuluar një krim të planifikuar dhe të fshehur me kujdes.

Kufoma ishte larë për të fshehur provat

Sipas burimeve nga morgu dhe dëshmive të para të mbledhura nga policia, trupi i viktimës ishte larë dhe pastruar, me qëllim për të eliminuar çdo gjurmë dhune. Megjithatë, në pjesën e qafës u evidentuan shenja të dukshme dhune, duke ngritur menjëherë dyshime për vrasje.

Hetimet zbuluan se Anesti Rama ishte mbytur me tel, ndërsa në ngjarje dyshohet se ka marrë pjesë edhe bashkëshortja e tij, nëna e Emanildës. Të dyja gratë aktualisht janë në ndalim nga policia dhe pritet zyrtarizimi i akuzave ndaj tyre.

Dëshmitë: Shkalla e dhunës tregon inat të akumuluar

Gazetarja e njohur Klodiana Lala deklaroi se elementët e siguruar nga morgu flasin për një dhunë të skajshme ndaj viktimës:

“Kufoma është masakruar në pjesët intime – një makabritet që tregon një inat të akumuluar gjatë kohës”, – u shpreh ajo.

Fqinjët kanë treguar për policinë se familja Rama jetonte e izoluar, por nuk kishin dhënë shenja të problemeve mendore.

“Jetonin të tre në shtëpi – babai, nëna dhe vajza. Nuk kishin konflikte të njohura publikisht dhe nuk ishin nën ndonjë trajtim psikiatrik,” – është shprehur një prej fqinjëve.

Hetimet në vijim

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes, ndërkohë që dyshimet kryesore lidhen me konflikte të brendshme familjare, që mund të jenë përshkallëzuar në mënyrë tragjike.

Policia e Fierit ka sekuestruar provat në vendngjarje, përfshirë telin me të cilin dyshohet se është kryer krimi, ndërsa pritet autopsia për të konfirmuar shkaqet e sakta të vdekjes dhe roli i secilit në këtë akt makabër.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka hapur debat mbi shëndetin emocional dhe dinamikën toksike brenda familjeve të izoluara në zonat rurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...