11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Detaje nga operacioni i SPAK, kush janë 9 e arrestuarit e SPAK për shkeljen në tenderat e Bashkisë e Durrësit

SPAK ka ndërmarrë ditën e sotme një aksion për shkeljen e barazisë në tendera, ku në pranga kanë rënë 9 persona.

Të tjera detaje dalin nga ky operacioni i SPAK në Bashkinë e Durrësit lidhur me abuzimet në një prej tenderave të zhvilluar një vit më parë.

Ndër të arrestuarit janë Adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu dhe Artan Taho, me cilësinë e anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës akuzohen për shpërdorim detyre.

Adriatik Velaj mësohet se është drejtori i zjarrëfikëses në qytetin bregdetar, ndërsa Kastriot Beqaraj është ish-shefi i burimeve njerëore në bashki në kohën kur u zhvillua tenderi.

Gjithashtu në pranga janë vendosur, Patriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja, me cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Të tjerë të arrestuar janë, Albion Bushi, Elona Rami, Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”

Mësohet se tenderi në fjalë ka të bëjë me autoshkallët e makinave të zjarrëfikëses me vlerë të fondit limit prej 7 mln lekësh të reja.

Sipas SPAK, këta punonjës të Bashkisë së Durrësit dyshohet se kanë favorizuar në tendera dy kompani që merrnin pjesë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...