14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Detaje nga tuneli që u hap për grabitjen e bankës, autorët hynin të veshur si punonjës të mirëmbajtjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për grabitjen spektakolare që mbeti në tentativë, për një bankë të nivelit të dytë në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë.

Mësohet se autorët kishin më shumë se 20 ditë që po gërmonin në tunelin nëntokësor, ndërkohë që plani i tyre ka dalë zbuluar pasi është denoncuar nga banorët e zonës, që kishin dëgjuar zhurmën e matrapikut.

Kanë qenë banorët ata që kanë sinjalizuar policinë, për lëvizjet dhe zhurmat e çuditshme nëntokë.

Dyshohet se autorët kanë pasur një hartë të qartë të planimetrisë, ndërkohë që në tunel hynin të veshur me jelekë fosforeshentë, duke lënë të kuptohej se ishin punonjës të mirëmbajtjes.

Duket se plani i tyre është mirëmenduar prej kohësh, ndërkohë që gërmimet kanë zgjatur me ditë të tëra, pasi bëhet fjalë për një distancë të madhe për të mbërritur deri te banka.

Parapakisht dyshohet se ata kanë pasur informacion dhe për planimetrinë e godinës së bankës, ku do të duhej dhe të ishte përfundimi i tunelit. Grabitja në një kohë kur në bankë nuk kishte punonjës, mund ti jepte kohë autorëve që të largoheshin pa u identifikuar dhe arrestuar nga policia.

Ende nuk ka një profil apo identitet të autorëve, të kësaj grabitje, që do të ishte një nga më të ”çmendurat” në vendin tonë dhe jo vetëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...