14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Detaje të reja nga atentati tek “Kodra e Diellit” : Sanaj u kthye nga Italia para dy vitesh, çfarë u gjet në automjetin e djegur

Dhjetëra persona janë shoqëruar në polici mbrëmjen e djeshme me qëllim zbardhjen e vrasjes së Briken Sanaj. 39-vjeçari, baba i dy fëmijëve prej vitesh ka jetuar në Itali, për t’u kthyer vetëm dy vite më parë, ku prej më shumë se një viti jetonte në zonën e “Kodrës së Diellit”.

Sipas të dhënave grupi hetimor shpresat për zbardhjen e ngjarjes janë tek kamerat e sigurisë. Zona ku ka ndodhur ngjarja ka dhjetëra kamera sigurie. Ato janë sekuestruar te gjitha, për me qëllim zbardhjen apo identifikimin e ndonjërit prej autorëve. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në automjetin e djegur janë gjendur shumë pak prova, ku sipas burimeve targa e mjetit benz AA777GY, rezulton e vjedhur, çka shton dyshimet për një atentat të organizuar. Autorët janë kujdesur të mos lënë prova as në vend ngjarje. Sanaj, është qëlluar tre herë nga një distancë e afërt.

Ku autorët kanë hapur pak xhamin e mbarpëm të mjetit e më pas kanë qëlluar tre herë të riun, dy prej plumbave e kanë kapur në fytyrë. Ne vend ngjarje policia ka gjetur deri më tani vetëm një gëzhojë, ndërsa dy të tjerat dyshohet se kanë rënë në automjetin e djegur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...