13.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Detaje të reja nga dhunimi barbar i policit dhe vëllait të tij në Tiranë: 7 persona i zunë pritë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, ku një efektiv policie u dhunua së bashku me vëllain e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:26 minuta në sheshpushimin e një pallati në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet. Polici dhe vëllai i tij janë sulmuar dhe dhunuar me shkopa bejsbolli nga të paktën 7 persona, të cilët i kanë bërë pritë efektivit të policisë, i cili po lëvizte me automjet.

Efektivit i është bërë pritë dhe i kanë bllokuar rrugën në momentin që është futur në sheshpushimin e pallateve, pasi i kanë zënë rrugën me makina të tjera me targa angleze në hyrje. Në këtë moment, kanë filluar ta qëllojnë më shkopa bejsbolli drejt xhamave te makinës.

Polici tenton të largohet dhe të mbrohet dhe përpiqet të fusë automjetin drejt një garazhi të pallatit, por aty agresorët i kanë nxjerrë të dy nga makina dhe i kanë dhunuar. Efektivi dhe i afërmi i tij kanë tentuar vetëm të mbrohen nga agresorët. Edhe pse policia nuk e raportoi, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, çka ka sjellë panik edhe nga banorët e lagjes të cilët kanë lajmëruar policinë, por kjo e fundit ka mbërritur në vendin e ngjarjes kur janë larguar autorët e sulmit.

Dy personat kanë marrë dëmtime të rënda pasi ndaj tyre është ushtruar dhunë barbare. Policia në deklaratë tha që në vendngjarje është gjetur edhe arma e shërbimit të efektvit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...