10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, 8 persona të përfshirë

Hetimet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani kanë zbuluar detaje të reja, pas analizës së dosjes hetimore dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë. Sipas informacionit të siguruar, fillimisht është kapur momenti kur personat e dyshuar janë parë duke kaluar një rrugicë pranë shkollës, në afërsi të vendit ku dyshohet se ka ndodhur konflikti që ka çuar në ngjarjen tragjike.

Për fat të keq, pamjet filmike nuk kanë fiksuar momentin e konfliktit, por ato ofrojnë pamje të tjera kyçe. Pas ngjarjes, kamera ka kapur momentin kur autori i dyshuar, viktima, dhe një shok i tij, gjithashtu i plagosur, bashkë me pesë persona të tjerë, kanë vrapuar në drejtim të kundërt të rrugicës që kishin përshkuar më parë. Nga pamjet rezulton se, përveç tre personave të përmendur, janë identifikuar edhe disa të mitur me inicialet: K.B., M.S., A.M., dhe K.T., si dhe një person tjetër i paidentifikuar ende.

Ky moment i dyti, pas ngjarjes, tregon se njëri nga të miturit ishte i plagosur, duke sugjeruar se ndodhi një përleshje gjatë ngjarjes tragjike. Hetuesit janë duke punuar për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë dhe për të zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...