37.9 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Laç, një person humb jetën dhe katër të tjerë plagosen

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Laç, ku si pasojë e një konflikti mes dy grupeve të rinjsh, një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje aksidentale të dy makinave, që çoi në një mosmarrëveshje verbale dhe më pas në përdorimin e armëve të zjarrit.

Klevis Ndreca, 28 vjeç, është arrestuar për përfshirjen në këtë ngjarje të rëndë. Ai ishte në makinë me Amarildo Ndoj, 26 vjeç, ndërsa Daniel Gjeloshi, 26 vjeç, udhëtonte me Liridon Ismailaj, 26 vjeç, dhe Gerald Bitri, 24 vjeç.

Konflikti ka shpërthyer pasi dy makinat janë përplasur aksidentalisht për shkak të pasqyrave të makinës, që shkaktuan një mosmarrëveshje mes të rinjve. Pas disa minutash tensioni, situata është agravuar dhe ka kaluar në përdorimin e armëve. Dy makinat janë ndalur dhe të rinjtë janë munduar të sqaroheshin, por sapo janë zbritur nga makinat, Ndreca ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar.

Si rezultat i të shtënave, Gerald Bitri ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra, ndërsa Amarildo Ndoj dhe një shitës ambulant janë plagosur aksidentalisht gjatë të shtënave. Daniel Gjeloshi ka kundërpërgjigjur me armë, por nuk ka goditur askënd, ndërsa arma e tij është gjetur disa metra larg vendit të ngjarjes.

Klevis Ndreca, pas ngjarjes, është vetëdorëzuar në polici dhe ka dorëzuar armën e krimit. Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se ka qëlluar nga frika, duke menduar se të rinjtë kishin armë dhe po përpiqeshin ta godisnin.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të përdorimit të armëve në këtë konflikt të pashembullt. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar të gjitha rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...