15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, 20 plumba drejt berberhanës,policia heton rrethanat e atentatit

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me plagosjen e Sokol Dacit, e ndodhur mbrëmjen e djeshme, më 1 shkurt, në fshatin Rrilë të Lezhës.

Sipas burimeve, në vendin ku ndodhi ngjarja ka qenë i pranishëm edhe një efektiv policie, i cili ka deklaruar se nuk ka arritur të shohë autorët e sulmit. Ndërkohë, raportohet se nga të shtënat me armë mund të ketë mbetur i lënduar edhe një anëtar i familjes Nikulaj, por deri tani asnjë person tjetër i plagosur nuk është paraqitur në ambientet e spitalit.

Plagosja ka ndodhur në qendër të fshatit Rrilë, ku ndaj një dyqani është qëlluar me armë zjarri. Policia, e cila mbërriti në vendngjarje disa minuta pas incidentit, bëri me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Sokol Daci, 30 vjeç, i cili në momentin e sulmit ndodhej brenda një berberhaneje.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se autorët kanë qëlluar me breshëri, duke shkaktuar dëmtime të shumta në fasadën e dyqanit. I riu i plagosur është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...