30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Të shtëna me armë në Los Angeles Jugor, një i vdekur dhe një i plagosur

Një burrë humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pas një incidenti me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Los Angeles Jugor.

Sipas autoriteteve lokale, ngjarja u regjistrua rreth orës 20:15, në bllokun 2200 të S. Hobart Boulevard. Oficerët e Departamentit të Policisë së Los Angeles (LAPD) bënë me dije për CBS LA se dy viktimat po qëndronin përpara një ndërtese banimi, kur një automjet që lëvizte drejt jugut iu afrua.

Policia dyshon se automjeti ndaloi për pak çaste dhe disa persona zbritën prej tij, duke hapur zjarr ndaj dy burrave. Njëri prej tyre u qëllua në kokë dhe humbi jetën në vendngjarje, ndërsa viktima e dytë u qëllua në trup dhe u transportua në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Identiteti i viktimave nuk është bërë ende publik. Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka informacion për autorët, automjetin e përdorur apo motivin e sulmit.

“Ky do të jetë një hetim i gjatë, pasi duhet të intervistojmë dëshmitarët dhe të sigurojmë pamje filmike që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes,” deklaroi kapitenia e LAPD-së, Letisia Ruiz.

Hetimet vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...