16.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Korçë/ Ali Zili i kishtë dhuruar rrobat e gjakosura një endacaku

Detaje të reja nga grupi hetimor për ngjarjen e rëndë në fshatin Progër, ku mbetën të vrara vjehrra dhe nusja, Fatmira dhe Bukurije Bami, pas një grabitje të dështuar të bashkëfshatarit të tyre.

Burime bëjnë të ditur se autori Ali Zili, i ndaluar të shtunë nga policia,e ka kryer vrasjen dy ditë para se të zbuloheshin trupat e viktimave nga fqinjët e tyre.

Ali Zili natën e vrasjes, pas krimit ështe larguar nga fshati me një taksi në drejtim të Korçës,duke i thënë taksistit që i ishte rrëzuar nëna.

Rrobat e gjakosura nga përleshja me dy viktimat Zili ja ka dhënë një endacaku në qytetin e Korçës. 36 vjeçari është munduar të fshehë gjurmët e krimit,duke u larguar për dy ditë nga fshati.

Të njëjtat burime pohojnë që autori i krimit ka pasur hematoma në duar, çfarë tregon që i ka goditur edhe me grushta viktimat ndërsa në duart e njërës prej viktimave janë gjetur tufa flokësh të autorit të krimit.

Arrestimi i Ali Zilit u bë në shtëpinë e tij. Për policinë motivi i ngjarjes mbetet grabitja.

Burime të siguruara pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se 2 ditë më parë kishte ardhur nga Greqia vajza e 60 vjeçares. Kjo duhet se ka qenë dhe arsyeja qe Zili ka shkuar në shtëpinë e të moshuarve me shpresën për të vjedhur lekë.

Viktimat e shpërfytyruara totalisht nga goditjet në fytyrë me dru zjarri. Mësohet se Zili i ka dhunuar duke i tërhequr zvarrë pasi në vendngjarje shihen flokët e shkulura të viktimave. Pas vrasjes, i ka vendosur të dyja bashkë në të njëjtin vend.

Gjergji Zili vëllai i autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Progër ka mohuar faktin se viktimat i kishin mbetur borxh vëllait të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kosova dërgon ndihma humanitare në Gazë, anija niset nga Turqia

0
Një anije me ndihma humanitare nga Kosova për popullsinë palestineze në Rripin e Gazës është nisur nga porti i Mersinit në Turqi drejt enklavës...

Makina bie në pishinë në Francë, shpëtohen nga mbytja nënë e bijë

0
Një nënë dhe vajza e saj 5-vjeçare i shpëtuan mbytjes mbrëmjen e së mërkurës në Francë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin humbi kontrollin...

Horoskopi ditor , e Shtunë, 13 Dhjetor 2025

0
Dashi Një ditë që kërkon durim dhe vetëkontroll. Në punë mund të hasni vonesa ose keqkuptime, ndaj shmangni reagimet e nxituara. Në dashuri nevojitet më...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 13 Dhjetor 2025

0
E shtuna do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët në të gjithë territorin e vendit. Gjatë orëve të paradites priten reshje shiu me...

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...