29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Lushnje/ Proçesi i votimit ka nisur me probleme, mungojnë emrat e 20 votuesve

Procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore ka nisur me probleme në disa bashki të vendit ku dhe po mbahen. Qytetet si Dibra dhe Shkodra kanë raportuar për probleme teknike, mungesë të energjisë elektrike dhe për shkak të motit të keq.

Ndërkohë një situatë e tensionuar është krijuar dhe në qendrën 28891 në Savër të Lushnjës ku në listën fizike mungojnë 20 emra të votuesve. Gjithashtu mësohet se dhe shumë fletë votimi janë hedhur në kutinë për materialet zgjedhore. votimi është pezulluar, ndërsa qytetarët kanë pritur jashtë qendrës për të hedhur votën e tyre. Por komisionerët e kanë cilësuar mungesën e 20 votuesve si një gabim zgjedhor, ndërsa hedhjen e fletëvotimeve në kutinë e gabuar do të mbahet një procesverbal për të mos zhvlerësuar votën e qytetarëve. Në këtë qendër ka pasur dhe një përplasje me gazetarëve dhe kryetares së KZAZ-së e cila i ka kërkuar medias të dalë jashtë pasi po pengon punën.

“Nuk më keni marrë dhe nuk më keni thënë mua gjë, në KZAZ nuk është raportuar. Është i zgjidhur si problem. Votuesit janë duke e bërë. PEI vazhdon. Është mbajtur një procesverbal. Për kutinë, është mbajtur një procesverbal, nuk ka asnjë problem, e rëndësishme është që kodet janë të rregullta”, tha ajo për mediat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...