14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Detaje të reja për skandalin e shitjes së diplomave false në Universitetin Wisdom

Lidhur me këtë çështje Versus.al ka folur me deputeten socialiste Evis Kushi e cila asokohe drejtonte ministrinë e Arsimit. Kushi sqaroi se në asnjë moment emri i saj nuk përmendet në dosjen e prokurorisë italiane si person të cilit do t’i jepeshin dhurata në këmbim të ndonjë ndikimi prej saj në procedurën e akreditimit.

“Personi në hetim thoshte aty përpiqej që të blinte dhurata për Krishtlindje, dhurata të vogla dhe thotë emrin e shportave. Kjo është e vetmja herë ku përmendet emri im. Në paragraf thuhet thotë shporta për Krishtlindje, jo dhurata sepse dhurata për krishtlindje mund të jenë edhe çanta. Këtu është fjala për shporta të cilat u dhurohen institucioneve për Krishtlindje. Por unë nuk e mbaj mend dhe nuk di të them nëse kanë ardhur shporta të tilla në ministri asokohe”, theksoi Kushi.

Sa i takon akreditimit të kolegjit universitar WISDOM të përfshirë në skandalin e zbuluar nga prokuroria italiane, ish-ministrja nënvizoi se institucioni i ASCAL që merret me akreditimin nuk ishte nën përgjegjësinë e saj, duke ia faturuar Edi Ramës përgjegjësinë, kur ka thënë se ASCAL vepronte i pavarur nga ministria e Arsimit dhe anëtarë të bordit ishin në shumicë të huaj me qëllim që të mos kishte asnjë lloj premise për përfshirjen e tyre në korrupsion. Por ajo që dihet është se përgjegjësja e institucionit të akreditimit ishte emërim direkt i kryeministrit Edi Rama.

Në artikullin e mediave italiane thuhet se dokumentet e prokurorisë italiane gjithashtu dëshmojnë se universiteti Wisdom printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...