36.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Takimi i Presidentit Begaj me Gjeneralin Cavoli: Forcimi i bashkëpunimit dhe angazhimi për sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të martë Komandantin e Komandës Supreme të Aleatëve në Evropë, Gjeneralin Christopher G. Cavoli. Gjatë bisedës, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për punën e Gjeneral Cavolit në rolin e tij si SACEUR, duke vlerësuar angazhimet e tij në mbrojtjen kolektive dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal për të përballuar sfidat e reja dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë në zonën Euroatlantike dhe në arenën ndërkombëtare.

Presidenti Begaj e vlerësoi ndihmën në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura Shqiptare, duke theksuar rritjen e bashkëpunimit me aleatët e NATO-s, të bazuar në angazhimet e përbashkëta dhe vizionin për rritjen e sigurisë transatlantike dhe forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti Begaj theksoi ambiciet e Shqipërisë për rigjallërimin e industrisë së mbrojtjes dhe nismat e investimet e ndërmarra, duke përfshirë ofertën e Porto Romanos si bazë të NATO-s. Ai e vlerësoi shumë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke nënvizuar rëndësinë e rolit të Komandës Evropiane të SHBA-së në nxitjen e bashkëpunimit dhe mbështetje për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Gjatë takimit, u bisedua gjithashtu për forcimin e partneritetit strategjik në një periudhë të cilën Presidenti Begaj e përshkroi si “të paprecedentë për sigurinë”, duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme. Presidenti Begaj e theksoi ndikimin negativ të këtyre konflikteve në Ballkanin Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën. Ai theksoi angazhimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të Forcave të Armatosura për planin kombëtar të mbrojtjes, atë rajonal të paqes, sigurisë dhe stabilitetit, si dhe mbrojtjes kolektive në përputhje me modelin e Forcave të NATO-s.

Presidenti Begaj shprehu një mirënjohje të veçantë për punën e kryer nga KFOR-i në Kosovë, duke shprehur njëherazi mbështetje ndaj këtij misioni për sigurinë në Kosovë dhe rolin e tij si garantues për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...