14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Detaje tronditëse nga vrasja në Itali – Shqiptari Vladimir Topjana u ekzekutua për çështje pronash

Ngjarja tragjike e ndodhur mbrëmjen e 6 prillit në Itali, ku u vra shqiptari Vladimir Topjana, 43 vjeç, ka marrë dimensione të reja pas zbardhjes së detajeve nga mediat italiane. Topjana, i cili ndodhej me djalin e tij 17-vjeçar për të ndjekur ndeshjen Roma-Juventus, u qëllua për vdekje pas një sherri me një bashkëatdhetar shqiptar.

Autori i dyshuar i vrasjes është Roger Shota, 34 vjeç, i cili ndodhej në vendngjarje së bashku me babain e tij, Pren Shota, 66 vjeç. Të dy janë arrestuar nga autoritetet italiane. Motivi i vrasjes dyshohet se lidhet me konflikte për çështje pronash mes palëve.

Sipas hetimeve, Topjana ishte duke folur me një të afërm në parkimin e makinave, kur një makinë e bardhë iu afrua. Brenda saj ndodheshin Roger dhe Pren Shota. Pas një debati verbal, Roger Shota ka dalë nga mjeti, ka nxjerrë një pistoletë Beretta 7.65 dhe ka qëlluar viktimën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autori u përpoq të largohej nga vendngjarja, por u ndalua dhe u arrestua nga policia. Arma e krimit, e cila rezulton të jetë e vjedhur në gusht 2024 në Ravena, u gjet në makinën e tij.

Vladimir Topjana, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte si shofer në Itali, u bë viktimë e një konflikti të përshkallëzuar tragjikisht, në prani të djalit të tij të mitur. Ndërkohë, autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të zbuluar nëse pas saj qëndron një përplasje më e thellë brenda komunitetit shqiptar atje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...