10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Detaje tronditëse nga vrasja në Spitallë, Gruaja e viktimës:” Konsumonte alkool por nuk futej ne telashe”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Spitallë në Durrës, ku Majlind Habibi, 35 vjeç, ka pranuar vrasjen e shokut të tij të ngushtë, Branko Shkoza, pas një konflikti të nisur për xhelozi ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas burimeve, ngjarja ndodhi dhjetë ditë më parë, kur dy miqtë, pas konsumimit të alkoolit në një lokal, nisën një debat të ashpër gjatë kthimit në shtëpi. Tek ura e drurit, Habibi e goditi me grusht Shkozën, duke e hedhur në një kanal me ujëra të zeza. Trupi i viktimës u gjet pesë ditë më vonë, por fillimisht policia e raportoi si aksident.

Babai i viktimës, Haxhi Shkoza, zbuloi se Habibi kishte marrë pjesë në varrimin e Brankos dhe kishte mohuar dijeninë për ngjarjen, duke mashtruar familjen. “Ai bënte sikur nuk dinte gjë. Madje, po përgatiteshin të largoheshin,” deklaroi ai.

Deklarata e bashkëshortes së viktimës
Bora Shkoza, gruaja e viktimës dhe nëna e një djali 11-vjeçar, tregoi për News24 se kishte parandjenja për fatin e burrit të saj. “Kur nuk u kthye për tre ditë, e ndjeva që diçka kishte ndodhur,” tha ajo, duke shtuar se Branko shpesh konsumonte alkool dhe kishte një gojë të rëndë që mund të kishte shkaktuar konfliktin.

Kam djalin 11 vjeç me Brako Shkozën. Burri më tha se do dal të pi një kafe e do vij prapë. M’u lut që të pinim kafe e nuk shkova. Pas disa ditësh, vjehrra më tha se Branko është në kanal. Pasi burri m’u zhduk disa ditë, te puna u sëmura, kisha parandjenja, e doja shumë. Kur u vonua tre ditë, thashë diçka i ka ndodhur. I thosha mos pi, por nuk merrte vesh.
Burri im rrinte gjithmonë tapë. Autorin mund ta ketë sharë nga gruaja, ishte pak i pistë nga goja, por ai nuk ngacmon. Burri im dhe autori ishin shokë të ngushtë. Nuk flisja asnjëherë me shokët e burrit, me gruan e autorit i flisja si je si kalon, kaq. Unë jam te mami im tani, djali im vjen dhe këtu e shkon edhe tek gjyshërit. Nuk rri dot pa burrin. Burrin e kam mbajtur unë, se vetë pinte shumë. I prishte lekët me raki. Unë mendoj se autori e ka vrarë, sepse besoj se Branko e ka sharë atë. Bashkëshorti kishte pak gojë, por ishte i dashur. Edhe më ka dhunuar, qoftë dhe para syve të djalit. Të dy pinim bashkë në lokal dhe janë zënë atje, jo kush jam e kush je ti”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...