Në seancën plenare të Kuvendi i Shqipërisë po diskutohet projektligji për një shtesë në ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, ndërsa debatet mes mazhorancës dhe opozitës kanë qenë të forta.
Gjatë fjalës së tij, deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Blendi Klosi, akuzoi opozitën se ka qenë dhe mbetet kundër zhvillimit të turizmit detar në vend.
“Keni qenë ju që keni kundërshtuar zhvillimin turistik të vendit. Deti dhe turizmi detar nuk janë vetëm për të pasurit, janë për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Klosi.
Ai theksoi se ndërtimi i porteve të vogla turistike dhe moleve do të krijojë një mekanizëm të munguar në industrinë turistike shqiptare, duke nxitur investimet dhe rritur konkurrueshmërinë në rajon.
Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për investitorë strategjikë në këtë sektor, ndërsa zhvillimi i porteve të vogla për ankorime është thelbësor për rritjen e turizmit elitar.
Debati për projektligjin vijon, ndërsa pritet që diskutimet të shoqërohen me qëndrime të ndryshme politike për mënyrën se si duhet të zhvillohet turizmi detar në vend.






