10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“Dhuna mbështetet nga Beogradi”, reagon eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare për dhunën ndaj 3 shqiptarve

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi, ka shpallur se kryeministri aktual i Malit të Zi është shtetas serb, duke theksuar ndryshimet në politikën e vendit pas largimit të ish-kryeministrit Milo Gjukanoviç nga pushteti.

Krisafi theksoi se pas largimit të Gjukanoviç, ka ndodhur një ndryshim në balancën politike të Malit të Zi, me një kthim në proserbe dhe proruse. Sipas Krisafit, kjo ka sjellë rritjen e frymës së të quajturës “bota serbe” në Mal të Zi dhe rastet e dhunës nga Serbia.

Eksperti vuri në dukje se konfigurimi i forcave politike ka ndryshuar në vitet e fundit, edhe pse qeveria duket se është e orientuar europianisht, ajo është cilësuar si proserbe dhe proruse. Krisafi theksoi se kryeparlamentari aktual, Andrea Mandiç, është serb etnik dhe ka një qëndrim të pakënaqur ndaj pavarësisë së Kosovës dhe nuk njeh Serbinë si vendin e tij. Ai gjithashtu njoftoi se kryeministri i ri i Malit të Zi është shtetas i Serbisë, një fakt që ka shkaktuar kontroversa për shkak të çështjes së dy shtetësisë.

2-3 vitet e fundit, pavarësisht se ka qenë kryeministri shqiptar dhe zv.kryeministri shqiptar, konfiguracioni i forcave politike në Malin e Zi ka ndryshuar. Ka ikur Gjukanoviç që ishte properëndimor që ishte 30 vite dhe sot ke një qeveri që në dukje është europiane, por është proserbe dhe proruse.

Kjo është ajo që ka ndryshuar në 2-3 vitet e fundit. Ajo fryma e botës serbe, e dhunës nga Serbia, është zhvendosur edhe në Malin e Zi.

Kryeparlamentari sot është Andrea Mandiç, i cili është serb etnik dhe ka një politikë që nuk njeh Kosovën, njëh Serbinë si atdheun e vetë. Madje edhe vetë kryeministri i ri i Malit të Zi është shtetas i Serbisë, pasi u bë edhe problem kur u zgjodh për shkak të dyshtetësisë”, tha Krisafi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...