19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Dhuna ndaj të miturit në kopshtin “Gledis” – Edukatorja shpallet në kërkim

Rudina Gërdani mësohet se është edukatorja e cila është shpallur në kërkim pas denoncimit për dhunë ndaj fëmijëve, të bërë nga dy prindër të cilët kishin zgjedhur kopshtin privat “Gledis” për fëmijët e tyre. Në një video të publikuar, shihet një rast kur edukatorja Rudina Gërdani fillimisht i bën një foto një fëmije për ta publikuar në rrjetin social të kopshtit dhe më pas e godet me shuplakë. Por kjo nuk është hera e parë, teksa në një tjetër video djali goditet nga pas koke po nga edukatorja.

Rudina Gërdani është denoncuar në polici nga babai i 3-vjeçarit, Lorenc Rrapa, i cili ka treguar për dhunën e përsëritur ndaj djalit të tij. I ftuar në emisionin “People”, ai ka treguar se fillimisht e kanë kuptuar që diçka nuk shkonte kur fëmija ka refuzuar të shkojë në kopsht.

Momenti i parë ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht, ai nuk pranoi. Unë vendosa ta mbaja në shtëpi që të qëndronte me familjen. Në darkë, kur nusja i bëri dush, vuri re një shenjë në krahun e majtë. Ishte pak i nxirë. E pyeti çfarë kishte ndodhur dhe ai u përgjigj ‘mos e prek, vetëm puçe, më ka kapur Rudi’,” – ka treguar Lorenc Rrapa.

Babai i vogëlushit thotë se në fillim nuk e kishte marrë shumë seriozisht, por më pas e ka pyetur sërish djalin për të njëjtën shenjë dhe ai i ka dhënë të njëjtën përgjigje. Pas kësaj, ai ka telefonuar drejtoreshën dhe pronarin e kopshtit, duke i kërkuar që të kontrolloheshin kamerat e sigurisë.

I shkrova një mesazh drejtoreshës: ‘Shpresoj mos të jetë e vërtetë ajo që po më thotë fëmija, ai ndjehet i dhunuar dhe po përmend emrin e edukatores’. Drejtoresha më tha se do shikonin kamerat. Të nesërmen, kur shkuam në kopsht, Priami nuk pranoi të hynte brenda. E morëm me vete dhe pamë kamerat në një lokal bashkë me drejtoreshën. Aty konstatova se dhuna ishte e përsëritur. Brenda një periudhe kohore prej rreth 2 orësh, të paktën dy fëmijë ishin dhunuar. Gjatë vëzhgimit të kamerave kam parë tre momente dhune,” – ka treguar ai.

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë shihet qartë se si edukatorja fillimisht u bënte foto fëmijëve për t’i publikuar në rrjetet sociale të kopshtit, por më pas i godiste me shuplakë në fytyrë apo nga pas koke.

Pas publikimit të videos, edukatorja është pushuar nga puna nga pronari i kopshtit dhe është shpallur në kërkim nga policia. Policia e Tiranës ka njoftuar se janë referuar materialet në Prokurori dhe se po punohet për kapjen e 46-vjeçares Rudina Gërdani.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në publik, veçanërisht tek prindërit që kanë fëmijët e tyre në kopshte private. Shumë qytetarë kanë reaguar në rrjetet sociale, duke kërkuar ndëshkimin e edukatores dhe kontrolle më të rrepta në institucionet e kujdesit për fëmijët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...