14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Dhunoi dhe kërcënoi me jetë prindërit, shpallet në kërkim 34-vjeçari në Elbasan

Një 34 vjeçar i identifikuar isi Danjel Gaxhja është shpallur në kërkim nga policia pasi ka ushtruar dhunë dhe ka kërcënuar me jetë prindërit e tij.

Ai sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë, ka dalë nga banesa dhe ka mundur të largohet në një terren të vështirë malor, në fshat.

Nderkohe gjate kontrollit ne banese jane sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pako me dinamit dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 34-vjeçari.

Elbasan

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata për jetën, shpallet në kërkim 34 vjeçari.

Policia sekuestron 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pako me dinamit dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 34-vjeçari.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar dhe kanosur për jetën familjarët e tij, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje, në fshatin Shushicë.

Shtetasi D. G. që kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, prindërit e tij, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë, ka dalë nga banesa dhe ka mundur të largohet në një terren të vështirë malor, në fshat.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit D. G.

Gjatë kontrollit në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar:

1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak.

Vijon puna për kapjen e 34 vjeçarit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron SHBA: “Tërhiqni kompanitë dhe punonjësit nga Lindja e Mesme”

0
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të tërheqin kompanitë dhe punonjësit e tyre nga Lindja e Mesme, ndërsa...

Shpërthim me tritol në Lezhë, dëmtohet makina e një polici

0
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e Lezhës, ku një automjet në pronësi të një efektivi policie...