Një shtetas me inicialet M.H., ka përfunduar në prangat e policisë në Lushnjë, pasi dhunoi fizikisht për motive të dobëta kunatën e tij, J. H., 62 vjeçe.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Qerret i Ri. Gruaja e dhunuar ndodhet ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., banues në fshatin Qerret i Ri, Lushnjë, pasi në banesën e tij, ka dhunuar fizikisht për motive të dobëta, me sende të forta, kunatën e tij, shtetasen J. H., 62 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”.