Një 38-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Kurbinit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka nxjerrë me forcë nga banesa, së bashku me djalin e tyre të mitur. Në bazë të kallëzimit të gruas, policia arrestoi në flagrancë shtetasin me iniciale Gj. L., banues në Laç.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur edhe një tjetër hetim për një rast dhune në familje. Sipas Policisë, ndaj shtetasit S. S., 38 vjeç, banues në Milot, është hapur procedim penal pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.
Në një tjetër rast të konstatuar nga Policia Rrugore e Lezhës, është referuar në Prokurori materiali për një të mitur 17-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar automjetin pa pasur leje drejtimi.
Të gjitha rastet janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.





