29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Nuk pranoi të kryente mardhënie se*suale nga fiksimi për pastërtinë, 31-vjeçarja vritet nga i dashuri

Një 26-vjeçar është shpallur fajtor për vrasjen e të dashurës së tij, 31-vjeçares Zhe Wang, pas një konflikti të ashpër që nisi për jetën intime dhe përfundoi në një akt ekstrem dhune në juglindje të Londrës. Trupi i Wang u gjet i mbuluar nga gjaku në dhomën e saj të gjumit, ndërsa autori telefonoi shërbimet e emergjencës dhe raportoi “një incident me thikë”.

Sipas The Sun, çifti kishte vetëm gjashtë muaj lidhje, por marrëdhëniet e tyre intime ishin tensionuar nga standardet tepër të larta të pastërtisë së Wang, e cila vetëquhej “mikrofobe”. Ajo ishte obsesionuar nga një skuqje në lëkurë dhe e akuzoi partnerin se i kishte transmetuar infeksion. Madje, 31-vjeçarja i kishte thënë atij se “do të preferonte të vdiste sesa të merrte një infeksion”, ndërsa i kërkonte teste të përsëritura mjekësore.

Në ditën e krimit, autori, Michals, kishte shkuar në banesën e saj për ta qetësuar dhe për t’i çuar ushqim. Sipas dëshmisë së tij, një debat shpërtheu dhe Wang e sulmoi me thikë, gjë që e detyroi – sipas tij – t’ia rrëmbente dhe ta godiste në vetëmbrojtje. Por hetimet e rrëzuan këtë version.

Ekspertët zbuluan se ai e goditi dy herë me thikë në fytyrë dhe më pas e mbyti. Më pas u largua nga apartamenti, fshehu thikën, celularin e viktimës dhe ushqimin në një qese plehrash. Vetëm pasi foli me të atin dhe kërkoi këshilla ligjore, telefonoi ambulancën – shumë orë pas sulmit. Mjekoligjorët thanë se Wang ka mbetur gjallë 30 deri në 60 minuta pas goditjeve.

Michals mohoi vrasjen, duke këmbëngulur se kishte vepruar në panik dhe vetëmbrojtje. Mbrojtja e tij u financua privatisht nga familja, ndërsa prindërit udhëtuan nga SHBA për të ndjekur procesin gjyqësor. Por gjykata hodhi poshtë pretendimet e tij, dhe juria e shpalli fajtor për vrasje.

Prokurorja Henrietta Paget e cilësoi rastin si “një sulm brutal dhe të egër ndaj një gruaje të re, në dhomën e saj të gjumit”.

Zhe Wang, studente e masterit në Shkrim Kreativ dhe Edukim në Goldsmiths, kishte ambicie të bëhej mësuese dhe të vijonte doktoraturën. Shefat akademikë e përshkruan atë si një vajzë të qetë, të përkushtuar dhe shumë të talentuar — një jetë e prerë tragjikisht shkaku i dhunës në çift.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...